Konflikti i dy personave në Mirditë ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia bën të ditur se ka arrestuar 29-vjeçarin Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, banues në Simon, Njësia Administrative Kaçinar, pasi gjatë një konflikti me A.Ç, 38-vjeç, gjithashtu banues në Kaçinar, e ka goditur atë me qytën e automatikut si dhe ka qëlluar në ajër.

A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten. Në pranga është vënë Gjovalin Ndoji, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Policia Mirditë pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis dy shtetasve, ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, banues në Simon,Kaçinar – Mirditë.

Shtetasi Gj.Ndoji për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automotikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.

Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPËRKEQËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE, MBI 2400 HA TOKË NËN UJË
Artikulli tjetër‘LËKUNDET’ ELBASANI NË DITËN E VERËS, GODITET NGA TËRMETI 3.2 BALLË