Eshtë një zonë shumë pak e njohur, por me potencial të jashtëzakonshem turistik në çdo stinë të vitit.Bëhet fjalë për Njesinë Administrative Selitë në Mirditë, e cila ndodhet 45 km larg qytetit të Rrëshenit dhe 800 metra mbi nivelin e detit.E pasur me tre bjeshkë alpine dhe 5 monumente natyrore, kjo zonë është një mundësi e mire eksplorimi për vendasit dhe të huajt, por mungesa e infrastruktures ka penalizuar zhvillimin e turizmit malor.

Investimi i nisur për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës së Lures ku bën pjesa dhe Selita do të shoqërohet me një sërë projektesh për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi ju bën thirrje banoreve që të rikthehen dhe investojnë në vendlindjen e tyre.

Ashtu si çdo zonë tjeter malore në Shqipëri shpopullimi ka prekur masivisht dhe fshatrat e Selitës, por me ndërtimin e rrugës situata pritet të ndryshoje, përmes zhvillimit që mund të marrë turizmi malor.

Artikulli paraprakPROBLEME NË AKSIN MIRDITË-FUSHË ARRËZ
Artikulli tjetërQYTETARËT: NGROHJA ME DRU SHUMË E SHTRENJTË