Shtëpia monument kulture e Abatit të Mirditës Preng Doçi po shembet plotësisht.Muri në anen lindore ka rënë plotësisht, ndërsa i gjithë objekti ka pësuar dëmtime të shumta dhe rrezikon seriozisht ekzistencen.
Kulla dy katëshe me histori 200-vjeçare ka ardhur gjithnjë drejt degradimit, pasi përgjatë viteve ka munguar vemendja ndaj këtij objekti me vlera historike.Drejtori i Trashegimise Kultures dhe Turzimit në Bashkinë Mirditë, Julian Vlashi thotë se problematika i është përcjellë institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk ka patur asnjë reagim.
Bashkia Mirditë i bën thirrje Ministrisë së Kultures që të ndëhyrje për shpëtimin e këtij objekti, i cili rrezikon shembjen e plotë.
Kulla e përsonalitetit të shquar Abat Preng Doçit, në Rubik të Mirditë, u shpall monument kulture në vitin 2015-të, por pavarësisht statusit që ju vendos, asgjë nuk ndryshoi në këtë objekt i cili ka degraduar plotësisht.