HYRJA E QYTETIT, KAOS TOTAL TË AUTOMOJETEVE E TURISTËVE .
Me këto pamje, komenti e analiza është mëse e tepërt. Hyrja e shkodrës është bërë objekt kronikash të vazhdueshme në media për vetë problematikën dhe rëndësinë që ka ky segment në hyrje të shkodrës. Aktualisht të hysh në qytetin e shkodrës nga aksi rrugor Lezhë-Shkodër të mërr më shumë kohë se pothuajse i gjithë udhëtimi. Nga kompania kontraktuese që po realizon punimet është realizuar hapja e gjysmës së këtij segmenti, ndërkohë që tek rruga e cila të lidh me Kalanë e shkodrës, qoftë hyrja por dhe dalja nga qyteti është me një kalim.
Më shumë se një koas në qarkullim, kjo pjesë e rrugës për në Shkodër tregon më së miri mungesën e seriozitetit dhe mënyrën se si paraqitet ky qytet tek turistët e huaj.