Shkodra ka si pasuri të saj historike vende të ndryshme si Kalaja Rozafa, shtëpitë muze ku brënda vetës bartin vlera të mëdha historike por jo pak shqetësuese është fakti se këto objekte historike u mungon informacioni I duhur apo edhe të jenë të skeduara.
Kjo gjë kërkon investim gjë e cila nuk është realizuar vitet e fundit ku vë në pah nevojën që Ministria e Kulturës duhet të ketë më shumë vemendje ndaj këtyre objekteve ku së fundmi është shtëpia muze “Oso Kuka” ka nevoj për restaurime. Ndërkohë kryebashkiakia Voltana Ademi është shprehur se Bashkia Shkodër po punon për mirëmbajtjen e atyre objekteve që janë nën menaxhimin e Bashkisë por që ka bërë edhe kërkesën për restaurimin e pjesshëm për shtëpinë muze “Oso Kuka” .
Qëllimi sipas Ademit për restaurimin e kësaj ndërtese është ruajtja, arkivimi dhe skedimi I informacioneve etj. Si synim I Bashkisë Shkodër është mbrojtja e origjinalitetit të ndërtimit jo vetëm tek shtëpia muze “Oso Kuka” por edhe mirëmbajtjen e objekteve të tjera kulturore e historike në territorin e saj.