Profesori i shquar i gjuheve te huaja Zef Dushi eshte nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” nga keshilli bashkiak.

Ceremonia e dhënies së titullit u mbajt ne biblioteken shkencore te universitetit “Luigj Gurakuqi” teksa ishin te pranishem perfaqesues te pushtetit vendor dhe intelektuale te fushave te ndryshme.Kryebashkiakja Voltana Ademi vleresoi lart figuren e tij dhe kontributin e pareshtur qe I dha brezit te ri te asaj kohe. Gjate dorezimit te titullit Kryetari i komisionit te titujve Maxhid Cungu theksoi se figura te tilla meritojne vemendje te vecante ndersa vete Profesor Dushi u shfaq I emocionuar par ate pranishmeve. Zef Dushi u lind me 18 mars 1935 në një familje intelektuale. Profesor Dushi u shkollua në Shkodër dhe pastaj me vështirësi punoi për bukën e gojës, në disa kantiere. Pa mjete financiare, por vetëm me ndihmën e ambasadave gjermane dhe austriake hapi më 5 prill 1992 kurset e para të gjuhës së huaj. I mbajti të hapura dhe të suksseshme për 21 vjet, duke qenë gjithmone në krye të tyre. Me punën e tij fitoi admirimin e ambasadave të huaja, e të personaliteteve shtetërore të huaja.

Artikulli paraprakNGJARJA NE AKSIN SHKODER – MURIQAN, POLICIA SQARON DETAJET
Artikulli tjetër“FRANKOFONIA DHE MISIONI I SAJ NE EUROPË”