Në 60-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të madh të futbollit Shkodran, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një ceremonie të veçantë që bëri bashkë emra të shquar të sportit, i akordoi vlerësimin e “Mirënjohjes” futbollistit Hysen Zmijani. Ai vlerësoi kontributin që Zmijani ka dhënë për ngjyrat kuq e blu si dhe kombëtaren e Shqipërisë, duke lartësuar emrin e vendit tonë edhe në arenën ndërkombëtare.

Kolegë të tij, familjarë, miq dhe drejtues të sportit ishin pjesë e kësaj ceremonie, për të ndarë gëzimin e një dite të shënuar për Hysen Zmijanin.

I lindur në Shkodër në vitin 1963, Hysen Zmijani mbetet një prej emrave të shquar të futbollit shqiptar. Ai ka luajtur në Shqipëri, Francë, Arabi Saudite dhe Gjermani. Në nderim të tij në Shkodër do të luhet edhe Kupa “Hysen Zmijani” ku në fushën e lojës do të zbresin disa nga emrat e shquar të futbollit shqiptar të viteve ’80.

Artikulli paraprakHILA: INVESTIME ME RËNDËSI NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSHKODËR, 1 I ARRESTUAR DHE 2 SHTETAS NË PROCEDIM PENAL PËR KRIME KUNDËR MJEDISIT