SIPAS BRITANIKES, KËTË VIT SHQIPËRIA PO PËRFAQËSOHET DENJËSISHT. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga festivali europian I këngës,I cili mbahet në datën 19 maj, tabloidi I mirënjohur britanik ka bërë një analizë të debutimeve shqiptare ndër vite në këtë kompeticion, ku ajo që ëshët më e rëndësishme është fakti që Mirrror e shikon Elhaida Danin si një favorite për vendin e parë.

Sipas britanikes, këtë vit Shqipëria po përfaqësohet denjësisht dhe ka shanse për të fituar, nëse Elhaida, një nga vokalistet më të mira në këtë kompeticion, do të arrijë ta bindë Europën ta votojë. Ndërkohë ambasada austrikae në vendin tonë, duke qënë se këtë vit eurosong zhvillohet në Vjenë, sebashku me RTSH kanë prezantuar këngën I’m alive të elhaida Danit në hotel rogner për të gjithë të pranishmit. Nata e parë gjysmëfinale e Eurovizionit do të zhvillohet më 19 maj, ditën e martë, e dyta më 21 maj, ndërsa fituesit do të performojnë të shtunën, më 23 maj.

Artikulli paraprak40 AKSIDENTE NË 4 MUAJ NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërAUDIO REGJISTRIMI, NË KUVEND REAGON RAMA