MIRROR –  Grupe mafioze shqiptare qëndrojnë pas trafikimit të alkoolit të rrezikshëm që këtë verë vuri në rrezik jetën e të rinjve britanikë që ndodheshin me pushime në Greqi.

Në këtë mënyrë e nis artikullin e saj e përditshmja britanike “Mirror”, që si shembull sjell rastin e 20 – vjeçares Hannah Powell, e cila humbi shikimin pas një nate duke pirë me miqtë e saj në ishullin Zante të Greqisë. Vetë gazeta bazohet në një investigim të “Sunday People”, që thotë se grupet kriminale shqiptare po venë në rrezik jetën e shumë personave, pasi qëndrojnë pas trafikut të alkoolit me përmbajtje metanoli.

Sipas “Mirror”:

rupet kriminale importojnë shishe alkooli me çmim të lirë që kontrabandohen nga fabrika në Bullgari. Kamarierët servirin alkool vdekjeprurës për të cilin nuk kanë dijeni se çfarë përmbajnë. Spitalet në Zante ishin të tejmbushur nga një numër i madh britanikësh, të cilët ishin vetëhelmuar me alkool këtë verë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MAKINA E POLICISË, DËMTOHEN KATËR POLICË
Artikulli tjetër15 VJET NGA SULMET TERRORISTE QË GODITËN SHBA