Ne 12 vjetorin e lumturimit te Nënë Terezës, vëmendja përqendrohet edhe tek misionarët e Nënë Terezës ne Shqipëri, e konkretisht ne Bushat te Shkodrës.

Kryetari I Bashkise Vau Dejes, Zef Hila, ka vizituar nga afer misionaret e Nënë Terezës te cilët me misionin e tyre, janë prej 21 vitesh ne këtë zone, te cilen e preku edhe Nobelistja shqiptare Nene Tereza. Prane spitalit te personave ne nevoje, I shoqeruar edhe nga misionare te Nene Terezes, Zef Hila, është njohur me këtë ambient por edhe me misionin fisnik te tyre.Kryetari I Bashkise Vau Dejës, Zef Hila, u shpreh se ne këtë dite te veçante, misioni I Nënë Terezës vijon ne mbare globin ashtu si ne Bushat.Misioni I Vëllezërve te Nënë Terezës, ne Bushat, është një nga me te rëndesishmit ne Shqipëri. Nënë Tereza, ishte vete ne Bushat ne vitin 1994, dhe nje nga misionet e saj ishte pikerisht edhe misioni per ti sherbyer njerezve ne kete zone, nje mision qe vijon me se miri ne kete zone te Bashkise Vau Dejës.

Artikulli paraprak12 VJETORI I LUMTURIMIT TË “NANË TEREZËS”, VIZITË NË SHTËPINË MUZE
Artikulli tjetërTERTHORJA: MORATORIUMI, MUND TË KEMI SHTYERJE 10 VJEÇARE