Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Në raport thuhet se “ditën e zgjedhjeve janë vërejtur parregullsi e mosveprime procedurale”. “Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë”. Të ndryshojë ligji për grupet e numërimit, nuk duhet të jenë politike. Shqetësim i OSBE, i theksuar edhe në raportin final të zgjedhjeve është edhe shitblerja e votës. OSBE rekomandon zgjidhjen e këtij fenomeni përmes mekanizmave ligjorë. Një rekomandimet kryesore të OSBE është edhe hartimi i një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse. “Të thellohet depolitizimi i administratës publike”, thuhet gjithashtu në raportin e OSBE.