Pak ditë nga 25 prilli Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha boton një libër me titullin “Misioni Im”.

Kryedemokrati e ka ndarë në ‘Facebook’, një foto ku shkruhet pikërisht titulli i librit të tij të parë.

Misioni i Bashës është të çlirojë Shqipërinë që e mban peng dhe ky libër është një thirrje e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve

Në këtë libër është qasja e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi;

nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik;

idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë të bëjnë.

Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuuesit e vyer në rajon dhe në Europë.

Artikulli paraprakBESIMTARËT BEKTASHINJ FESTOJNË SULLTAN NOVRUZIN, BABA MONDI: DO I KALOJMË KËTO DITË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërKONSTITUOHET SOT KUVENDI I RI I KOSOVËS, GLAUK KONJUFCA ZGJIDHET KRYEPARLAMENTAR