“Mungesa e ujit në parcela, bën që fermerët të zgjedhin farën e gabuar për misrin”.
Kështu shprehet Kostandin Hajkola që drejton qendrën e transferimit të teknologjive bujqësore. Sipas Hajkolës fermerët po bëjnë edhe një gabim tjetër duke blerë farërat me kilogram në një kohë që në vendet e rajonit operohet me numër kokrrash. Një shqetësim është edhe zgjedhja e misrave për silazh që duhet të jenë të akredituar. Pak ditë më parë në drejtorinë rajonale të bujqësisë u zhvillua edhe një trajnim për mbjelljen e farës së misrit duke dhënë këto udhëzime në mënyrë që të mos ketë rezultate negative në prodhim.