Tre realitete në tre personazhe. I pasuri, karizmatiku dhe konservatori do të vihen përballë në teatrin eksperimental, ku do të nisë shfaqja “Miss Julie”. Për regjisorin Kiço Londo vepra paraqet realitetin në Shqipëri dhe më gjerë.
Teatri Eksperimental sjell premierën e “Miss Julie”
Vepra e Strimdberg ngjitet në skenë me regji të Kiço Londo duke sjell klasiken parë me sytë e modernitetit.
Një vepër që vë përball tre realitete të ndryshme duke paraqitur dhe hendekun mes tyre.
Të përfshirë totalisht në “Miss Julie” aktorët shprehin të veçantën e kësaj vepre dhe mënyrën se si lidhen personazhet.
“Mis Julie” sjell në qendër të vëmendjes realitetin e një falimenti të përgjithshëm në Shqipëri dhe më gjerë. Një personazh që ka arritur gjithçka por s’ka asgjë dhe përfundon në vetëvrasje dhe dy të tjerë që kërkojnë të arrijnë majat.
Premiera e “Miss Julie” do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental në datat 29 shkurt dhe 2 mars në orën 20:00.