Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga “mbytja” e iranianit me banim në kampin e muxhahedinëve në Manëz, autotitetet nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Disa ditë kërkime në rezervuarin ku u raportua se u mbyt 47-vjeçari nga skuadra e polumbarëve rezultuan të dështuara.Në këto kushte, grupi hetimor i përforcon edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një inskenim pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një arratisje ose vrasje të shtetasit iranian.

Burime nga grupi hetimor kane thwnese kanë dyshime që mbytja e iranianit të jetë një inskenim, pasi i gjithë rezervuari është krehur nga polumbarët dhe trupi i 47 vjeçarit nuk është gjetur ende.

Të njëjtat burime theksojnë se 47-vjeçari, i cili familjan e ka në Iran, dyshohet se është arratisur nga kampi për arsye ende të paqarta dhe bashkëkombasit e tij e mbulojnë duke u shprehur se është mbytur.

Sipas tyre, më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.
Në vendin e ngjarjes ndodheshin forca të RENEA-s, një skuadër me polumbarë, policia e Durrësit, si dhe një përfaqësi e komunitetit iranian.

Përfaqësuesit iranianë jashtë kamerave thanë se 47-vjeçari kishte ardhur së bashku me tre bashkëkombas të tjerë për të eksploruar zonën dhe është mbytur në rezervuar.

Artikulli paraprakSHËRBIMI SEKRET ARRESTON 3 TERRORISTË
Artikulli tjetërMORI PENG DY PERSONA NË 2011, INTERPOL-I EKSTRADON NGA BELGJIKA 47-VJEÇARIN ME 2 EMRA