Policia e Berlinit po përpiqet të zbulojnë se kush e hapi varrin e oficerit nazist, Reinhard Heydrich. Një punonjës në varrezat Invalids në qendër të Berlin zbuloi të enjten se varri ishte hapur.
Por asnjë kockë e udhëheqësit të lartë nazist nuk u nxor nga varri.
Heydrich ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjeve masive të Gjermanisë naziste ndaj çifutëve evropianë.
Ai kryesoi Konferencën e Wannsee në janar 1942, ku u planifikua gjenocidi i Hitlerit “Zgjidhja përfundimtare”.
Prekja e një varri mund të ndiqet penalisht sipas një ligji gjerman.
Forcat Aleate në fund të Luftës së Dytë Botërore vendosën që varret e nazistëve të njohur të mos shënjoheshin, për të parandaluar simpatizantët nazistë t’i kthenin në faltore.
Kushdo që ka hapur varrin e Heydrich mendohet se ka pasur njohuri për vendndodhjen e tij.