Për disa ore mediat turke lakuan emrin e një 28-vjeçari nga Kirgistani, si autorin e dyshuar të sulmit që përgjaku festën e vitit të ri në Stamboll, por identiteti i vrasësit vazhdon të rrethohet nga misteri.

Televizioni shtetëror turk TRT përhapi lajmin se atentatori ishte identifikuar si Ihake Mashrapov, por ky i fundit pretendon se është ngatërruar me vrasësin për shkak të ngjashmërisë me të. Sipas agjencisë së lajmeve Akipress, 28 vjeçari gjendej në Kirgistan në 31 dhjetor, e në 1 janar kishte udhëtuar drejt Stambollit për çështje tregtare.

Në kthim u ndalua në aeroport nga forcat e rendit. Mashrapov raportohet të ketë thënë se ishte marrë në pyetje nga policia për shkak të ngjashmërisë me njeriun që shfaqej ne foto dhe se më pas ishte lënë i lirë. Në rrjetet sociale ishte publikuar edhe një foto e pasaportës së tij. Më herët burime të policisë njoftuan edhe arrestimin e bashkëshortes së 28-vjeçarit në qytetin e Konya-s në Turqi, ku Mashrapov kishte shkuar bashke me të dhe fëmijet në fund të muajit nëntor.

Artikulli paraprakVODHËN OBJEKTE ME VLERË GJYSMË MILION EURO, NË PRANGA 3 SHQIPTARË
Artikulli tjetërE ZË AKSIDENTALISHT VINÇI, HUMB JETËN 42-VJEÇARI