Një amerikan ka arritur të zbulojë një lloj diamanti të rrallë, i cili ndryshon ngjyrën sipas temperaturave.
Stephanie Persaud, nga “Gemological Institute of America”, e quajti diamantin e ri “diamanti rrezatues”, dhe diamanti unik ndryshon ngjyrën e tij nga gri në të verdhë kur moti është shumë i ftohtë.
Vlera e këtij diamanti është ende e papërcaktuar, por pritet që çmimi të jetë i lartë për shkak se është shumë i rrallë.
Diamanti i rrallë ndryshon ngjyrën kur ekspozohet në një temperaturë prej minus 196 gradë Celsius, dhe ndryshimi i ngjyrës së diamantit mbetet një mister.
Fakti se më shumë se një mekanizëm mund të jetë i lidhur me këtë transformim, përveç rrallësisë së tij i zvogëlon shanset për ta studiuar dhe për të kryer eksperimente të gjera nga shkencëtarët.