Zyra e regjistrimit te mjeteve ne shkoder prane Drejtoria e Sherbimeve te Transportit Rrugor ka bere nje bilanc te deritanishem te punes se saj e cila muajt e fundit ka pasur nje volum me te larte se zakonisht.Pergjegjesi Arian Mithi ka pasqyruar rezultatet e punes per periudhen janar shtator teksa informon se brenda shtate muajve jane regjistruar per here te pare 2459 mjete, nje shifer kjo tejet e kenaqshme.
Specialisti Mithi thekson se fenomen ne rritje eshte shtimi i c’rregjistrimit te perhshem te mjeteve jashte perdorimit ndersa shprehet se gjithsej po kryhen 157 shtate veprime ne dite. Pavaresisht rezultateve pozitive dhe shtimit te veprimeve gjate nje dite, Drejtoria e Sherbimeve te Transportit Rrugor informon se muajt nentor-dhjetor priten te jene me intesive nisur nga ardhja masive e emigranteve ne vendet e tyre te lindjes. Pergjegjesi Arian Mithi shprehet se gjate kesaj kohe po pergatitemi me ane te takimeve te punes te cilat do te sherbejne per koordinimin e mire te punonjesve.