DYSHOHET SE ATO KISHIN PLANIFIKUAR NJË SULM NDAJ KFOR. Një grup prej të paktën 3 shtetasish kosovarë nga Mitrovica janë arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Ata dyshohet se kanë planifikuar një sulm ndaj një baze të KFOR-it në Kosovë.Mediat kosovare raportojnë se të arrestuarit janë që të gjithë veteranë xhihadistë të luftës së Sirisë dhe Irakut, kosovarë që kanë luftuar në krah të grupeve terroriste, Xhabhatu Al-Nusra (krahu zyrtar i Al-Kaida-së në Siri) dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS).Këto informacione që janë siguruar fillimisht nga inteligjenca kosovare janë trajtuar edhe në KFOR, dhe kjo organizatë ndërkombëtare ka rritur nivelin e sigurisë për pjesëtarët e sajë në territorin e Kosovës.Por policia e Kosovës e ka pergenjeshtruar kete fakt permes zëdhënësit, Beki Kelani.“Policia e Kosovës nuk ka asnjë informacion të besueshëm për ndonjë kërcënim të mundshëm, ndaj ndonjërës prej bazave të KFOR-it”, tha Kelani.Veteranët xhihadistë të Kosovës nga konflikti sektar në Siri e Irak kohën e fundit kanë qenë në masë të madhe pre e operacioneve anti-terrorizëm të Prokurorisë së Shtetit dhe dhjetëra prej tyre janë arrestuar me akuzën për pjesëmarrje në grupe terroriste – e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës prej 5 deri në 10 vjet burg.Në këto operacione anti-terrorizëm janë arrestuar edhe mbi 10 imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës për rekrutim të xhihadistëve dhe për nxitje të urrejtjes.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/vy7SqIjUHZk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakUKRAINË – RUSI, ARRIHET AKORDI
Artikulli tjetërDREJTËSIA, DUHET BASHKËPUNIM NGA POLITIKA