Mbi bazën e marrëveshjes së arritur mëngjesin e së shtunës, mes autoriteteve të Prishtinës dhe kryetarit të veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, muri i ndërtuar në afërsi të urës qendrore në Ibër ka nisur të shkatërrohet këtë të dielë.

Pamjet në zonë tregojnë se gjithçka u bë gati për shembjen e murit, që përshkallëzoi ndjeshëm tensionet mes Kosovës e Serbisë, me prani të shtuar policore dhe gjithashtu ekskavatorin që qëndroi në pritje të urdhrit për fillimin e procesit. Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të shkuar, në kohën kur pritej rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, që për disa vite u bllokua nga ai që u quajt “Park i paqes”. Marrëveshja për shembjen e tij u arrit pas një raundi të vështirë negociatash në Bruksel, edhe pse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.

Artikulli paraprakMITROVICË, SHEFJA E BE-SË APOSTOLOVA: KËTU S’DO TË KETË MË MURE
Artikulli tjetërDIMRI, DËME TË VOGLA NË BLEGTORI