NGJARJA NË ORËN 06:30, FATMIRËSISHT NUK KA TË PLAGOSUR. Një person i panjohur sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore.
Nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një lokali, ëmbëltores pronari i të cilës është një goran. Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuar në afërsi, e xhamat e veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave. Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net. Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.