Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në vendin ku ndodhi tragjedia në Larisa të Greqisë. Ai garantoi se do të zbulohen shkaqet e tragjedisë dhe se do të bëhet gjithçka që të mos përsëritet.

“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri grek.

Artikulli paraprakCELIBASHI PARALAJMËRON KRYEBASHKIAKËT: PËRURIMET BËJINI PA DEPUTETËT E MINISTRAT, NDRYSHE GJOBITENI. 1/3 E BASHKIVE NUK KANË LAJMËRUAR ENDE ZGJEDHËSIT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, E TRETA NË EUROPË PËR NUMRIN E LARTË TË KAFENEVE, IA KALON SPANJËS E ITALISË