Pas deklaratave të disa prej zyrtarëve të lartë republikanë kundër Donald Trump, i rradhës është sulmi i ish-kandidatit për president Mit Romni, i cili e cilësoi miliarderin 69-vjeçar si një shembull të keq dhe një zgjedhje të gabuar.

Mitt Romney: “Donald Trump është hipokrit dhe mashtrues, ai po luan me publikun amerikan. Ai ka ngjallur urrejtje ndaj emigrantëve meksikanë, ndaj myslimanëve dhe bën thirrje për vrasjen e njerëzve të pafajshëm”. E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Donald Tramp përmes një daljeje për shtyp. Donald Trump: “Mit është një kandidat i humbur. Ai ka dështuar rëndë. Mit më është lutur që ta mbështesja. Unë mund t’i kërkoja të ulej në gjunjë dhe ai do ta bënte”. Retorika përçarëse e Donald Tramp dhe citimi i një shprehjeje të ish-diktatorit italian Benito Musolini janë dënuar edhe nga yjet e Hollivudit. Xhorxh Kluni e ka quajtur Trampin një fashist ksenofob, ndërsa Riçard Gir Musolinin amerikan.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA SHQIPTARE NË VENDIN E 35-të NË RENDITJEN E FIFA-s
Artikulli tjetërAleanca Kuq e Zi gozhdon bashkinë