Mjalti, ky eliksir i jetëgjatësisë, është përdorur prej shekujsh në të mirë të shëndetit të njeriut. Ai është i pasur me antiokisdantë, enzima dhe sheqerna natyralë. Mjalti rekomandohet kundër inflamacionit dhe arrin të parandalojë disa çrregullime të ndryshme shëndetësorë. Enzimat tek mjalti përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe ofrojnë një tretje më të mirë të ushqimit. Ngrënia e mjaltit e mbron florën bakteriale dhe lehtëson përthithjen e ushqyesve gjatë vakteve. Sikur të mos mjaftonte kjo, uji me mjaltë ka një efekt laksativ që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon konstipacionin. Mijëra njerëz pijnë ujë me mjaltë çdo mëngjes sepse i ndihmon të humbasin në peshë. Mjalti përmban sheqerna natyralë që ofrojnë një energji të shëndetshme që pakëson nepsin dhe rrit djegien e kalorive.
Imunitet më të fortë
Sistemi imunitar ka një përfitim të menjëhershëm nga uji i ngrohtë me mjaltë. Kjo kurë përmban enzima, vitamina dhe minerale që e forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë atë nga patogjenët e dëmshëm. Vetitë antibakteriale të mjaltit shkatërrojnë mikroorganizmat që mund t’u rezistojnë edhe antibiotikëve më të fortë. Sheqernat tek mjalti janë një burim i shëndetshëm kalorish që përmirësojnë performancën tuaj fizike dhe mendore. Nëse pini ujë me mjaltë në vend të kafesë së mëngjesit do të ndiheni energjikë dhe plot gjallëri. Për më tepër, trupi do të jetë më i hidratuar dhe do të optimizojë të gjitha funksionet e tij.
Uji i ngrohtë me mjaltë është një tonik natyral që lubrifikon rrugët e thata të frymëmarrjes dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve. Kjo kurë përmirëson shëndetin e mushkërive dhe parandalon kollën e shpeshtë që irriton fytin.
1 lugë çaji me mjaltë
1 filxhan me ujë të ngrohtë
Treteni mjaltin në ujë të ngrohtë dhe pijeni me stomak bosh.
Përsëriteni këtë proces të paktën tre herë në javë për të korrur përfitimet e ofruara.