Fshati Mjedë, është përzgjedhur nga Bashkia Vau Dejës, si një nga fshatrat I cili do të përfshihet nga investimet në kuadër të projektit të Qeverisë Shqiptare “100 Fshatrat”. Me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli miratoi pikërisht këtë fshat si mundësi jo vetëm për ta përfshirë në hartën e investimeve por për ta kthyer në një destinacion turistik për zonën,

kur dihet se kjo zonë është vetëm pak kilometra larg qytetit të Vau Dejësit. Sekretari I Këshillit të Bashkisë Vau Dejës Gentian Ndoj, është shprehur se faza e parë e studimit ka përfunduar ndërkohë që tashmë pritet ndërhyrja në sektorët kryesorë, si në infrasturkturë, bujqësi, arsim dhe sistemin shëndetësorë

Në kuadër të këtij projekti, i cili përfshin mbi 1 milion euro investime, jane parashikuar rikonstruksioni I plootë I rrugëve të këtij fshati, rikonstruksioni i shkollës së Mjedës, qendra Shëndëtësore dhe nxitja e sipërmarrjeve të vogla me qëllim krijimin e desticionacioneve për turistët

Artikulli paraprakHENDBOLL, VLLAZNIA KAMPIONE PAS 13 VITESH
Artikulli tjetërEDI RAMA LETËR TË GJASHTË LULZIM BASHËS