Mungesa e menaxhimit të mbetjeve është kthyer në një problem madhor në shumë bashki dhe njësi administrative të Shkodrës. Në këtë zonë në fshatin Mjedë, në afërsi të “Urës së Spatharit” territori është kthyer në një shesh inertesh. Sipas banorëve situata ka dalë jashtë kontrollit. Ata thonë se bashkia Vau-Dejës ende nuk ka marrë masa për ndëshkimin e personave të papërgjegjshëm të cilët krijojnë një situatë të tillë

Kjo situate është e papranueshme dhe se mbetje të tilla duhen hedhur në zonat e përcaktuara. Ndaj është i nevojshëm ndërgjegjësimin i subjekteve, për të mos i hedhur këto mbetje në natyre të cilat mund të jenë edhe të rrezikshëm, pasi demi dhe kostoja financiare është disa fish më i madh dhe me impakt në xhepat e të gjithë qytetarëve.

Mbetjet inerte hidhen në mënyrë sporadike në venddepozitimet e paligjshme të krijuara në Shqipëri që prej viteve 90.Brigjet e lumenjve janë zonat ku ky problem ndeshet më shpesh. Ekspertët e mjedisit kanë ngritur me dhjetëra herë zërin për demin që i shkaktohet mjedisit dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Artikulli paraprak‘DREJTËSIA PËR TË MITURIT’,TRAJNIM NË HOTEL ‘COLOSSEO’
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN 3 PUNONJËS TË ZONAVE TË MBROJTURA