Teksa jemi në pikun e sezonit turistik dhe numri i pushuesve është i lartë, mbajtja paster e zones turistike të Shëngjinit është kthyer në sfidë për autoritetet vendore dhe biznesin vendas.Papergjegjshmeria e pushuesve, po krijon ndotje të vazhdueshme.Ata hedhin mbeturina përgjatë brezit të rërës si dhe në anë të rrugeve, çka e dëshmojnë dhe këto pamje të fokusuara në zonen e Ranës së Hedhur.

Kjo është një situatë e vazhdueshme, që pranohet dhe nga vetë pushuesit, të cilët thonë se është përgjegjësi e të gjithëvë për mbajtjen paster të mjedisit ku qëndrojnë.

Plazhet e Lezhës rënditen ndër zonat turistike më të pastra të Shqipërisë, kjo falë angazhimit maksimal të Bashkisë Lezhë në bashkëpunim me biznesin vendas të cilët ndërhynë dy herë në ditë në pastrimin e territorit.

Artikulli paraprakASGJËSIMI I 2100 BIMËVE NARKOTIKE NË VAUN E DEJËS, BALLA: GODITJE GRUPEVE KRIMINALE NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërKONFLIKTI, GJYKATA LË NË BURG KOSOVARIN