Inspektoriati i mjedisit ka nisur kontrolle intensive ne parcelat e fondit pyjor qe bashkia Shkoder ka dhene per shfrytzim.
Drejtori i ketij institucioni Edmond Terthorja thote se kontrolli eshte fokusuar tek zbatimi i kontratave te dhena ndersa po monitorohet situate edhe per sa i perket zbatueshmerise se moratoriumit te gjuetise. Jo vetem parcelat e fondit pyjor te dhena per shrytezim nga bashkia Shkoder, por e gjithe Zbatueshmeria e moratoriumit te pyjeve mbetete ne fokusin kryesore te Inspektoriatit Mjedisit, dhe per kete ne bashkepunim edhe me Policine Pyjore ne pikat me problematike jane ngritur postoblloqe gjate 24 oreve.