Ndotja e ajrit, mbeturinat dhe derdhja e ujërave të zeza në lum janë problemet kryesore në Shkodër për mjedisin.

Këto problematika janë evidentuar nga monitorimi që ka bërë drejtoria rajonale e mjedisit në Shkodër për këtë vit. Një shqetësim mbetet derdhja e ujërave të zeza të cilat përfundojnë në plazhin e Velipojës. Raporti i drejtorisë rajonale të mjedisit i është vënë në dispozicion bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera duke i njohur me problematikat që duhet të gjejnë zgjidhje. Edhe pse problemet me mjedisin si ndotja e ajrit, derdhja e ujërave të zeza apo mbeturinat vijojnë prej vitesh në Shkodër, institucionet përgjegjëse nuk marrim përsipër për të dhënë një zgjidhje dhe për të shmangur dëmet e pashmangshme që shkaktohen.

Artikulli paraprakGJYLI: KUJDES ME UJIN E PUSEVE DHE SHPIMET NËNTOKËSORE, TË PASIGURTA
Artikulli tjetërPUNIME NË URËN E BAHÇALLEKUT, “KAOS” NË TRAFIK