“TË PASTROJMË SHQIPËRINË” DO TË NISË ME 3 NËNTOR. Një fushatë me temë “Të pastrojmë Shqipërinë” do të nisë në të gjithë vendin më 3 nëntor nga qyteti i Durrësit e do të për shkojë qytetet kryesore të vendit për t’u mbyllur më 19 nëntor në Tiranë.Fushata e inicuar nga Ministria e Arsimit ka për qëllim të mobilizojë qytetarët që të bashkohen në një aksion vullnetar për pastrimin e vendit nga mbeturinat. 

Gjatë prezantimit të kësaj nisme, së cilës MAS i bashkohet për të dytin vit, Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj tha se përfshirja e shkollave në këtë fushatë u jep atyre vlerën reale për të cilën ka nevojë sistemi i edukimit si qendër edukimi dhe promovim i vlerave reale.“Në kuadër të këtij aksionit kemi filluar përgatitjet për organizimin e një fushate sensibilizuese të quajtur ‘Green Tour 3’, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe adresimin e problemeve të ambientit përmes 12 Konferencave Rajonale me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë si: Drejtoritë Rajonale Arsimore, Institucionet dhe Agjencitë Rajonale, Organizata të Shoqërisë Civile, përfaqësues të mediave, komuniteti i biznesit, vullnetarë, etj”, tha Nora Malaj.“Green Tour 3” do të nisë në datë 3 Nëntor me qytetin e Durrësit dhe do të vazhdojë në Berat, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Kukës për të përfunduar me Konferencën Kombëtare në Tiranë, më 19 Nëntor.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/HFZp33lIshU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakF1, HAMILTON SFIDON ROSBERG NË AUSTIN
Artikulli tjetërINTERESI I TË RINJVE PËR GJUHËN ITALIANE