Dy motra nga Izraelit që kishin ardhur për turizëm në Shqipëri janë bllokuar në Theth.
Në aksin nga Vuthaj në drejtim të Parkut Kombëtar të Thethit, te maja e Pejës kanë mbetur në mal dy vajzat nga Izraeli për arsye të mjegullës së dendur.
Njoftimi për bllokimin e tyre ka ardhur nga nëna e vajzave që ka komunikuar bujtinën ku ishin akomoduar dy vajzat në Theth. Në drejtim të zonës janë nisur banorë të Thethit dhe një punonjës i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.