Kjo ishte pamja e Kurbinit dhe Krujës mëngjesin e kësaj të premte. Këto dy zona u mbuluan nga mjegulla e dendur, e cila krijoi vështirësi në lëvizje.
Situata më problematike u paraqit në rrugën kombëtare Milot-Fushë Krujë dhe në drejtim të Rinasit. Prezenca e mjegullës pengoi fushë pamjen e drejtuesve të mjeteve, ndërsa në terren u vendosën disa patrulla të policisë rrugore të cilët këshilluan drejtuesit e automjeteve që të lëvizin me kujdes.
Mjegulla e dendur që pushtoi Kurbinin dhe Krujën ishte prezente deri në oret e paradites të së premtes, por fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor.