Një person vdiq gjatë një aksidenti që përfshiu rreth 200 automjete në një autostradë në qytetin qendror Zhengzhou të Kinës, të mërkurën (28 dhjetor), ndërsa imazhet e aksidentit treguan skena kaosi.
Pamjet ajrore treguan makina pasagjerësh, furgona dhe kamionë, shumë prej të cilëve ishin përplasur me njëri-tjetrin, për shkak të një mjegulle të dendur. Video e tjera virale të postuara në internet treguan makinat e shkatërruara nga aksidentet e shumëfishta. Aksidenti ka ndodhur për shkak të dukshmërisë së ulët nga mjegulla, raportojnë mediat shtetërore.
Shumë nga të plagosurit u bllokuan në automjetet e tyre dhe departamenti i zjarrfikësve dërgoi 11 kamionë zjarrfikës dhe 66 personel shpëtimi nga zjarri për t’u ardhur në ndihmë.