Universiteti i Shkodrës ka mirëpritur konferencën ndërkombëtare të shkencave mjekësore teknike të quajtur “Hulumtimi dhe Edukimi në shkencat mjekësore” i organizuar në bashkëpunim me shoqatën e fizioterapistëve.

Kjo konferencë erdhi edhe si bashkëpunim me universitetin e Firences në Itali dhe atë të Sarajevës në Bosnje. Kjo konferencë shkencore për mjekësinë teknike është e rëndësishme tha rektori Bekteshi. Në këtë konferencë është diskutuar për 27 temat të ndryshme për shkencat mjekësore teknike por edhe më gjërë. Të pranishmit kanë patur mundësi të shkëmbejnë mendime duke i ndihmuar ata për të zgjidhur edhe dilema mbi kompetencat dhe rolin e shkencave të reja teknike mjekësore.

Artikulli paraprak“PROBLEMET SOCIALE MË RËNDËSI SE POLITIKA”
Artikulli tjetërRRITJA E PAGËS MINIMALE, RRITET MASA KONTRIBUTIVE