Personeli mjekësor në spitalin rajonal në Shkodër ka zhvilluar protestën e radhës duke kërkuar anullimin total të nenit 96 që dënon me burg ato mjekë që bëjnë gabime në punën e tyre.

Kjo protestë vjen pas deklaratës së ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj se Kodi Penal do të ndryshohet por jo se neni 96 do të anulohet totalisht siç kërkohet por thjeshtë do pësojë disa ndryshime. Protestuesit e personelit mjekësor në spitalin e Shkodrës deklarojnë se dhjetori është një kohë shumë e shpejtë për ndryshimet në Kodin Penal mjekësor duke mos qenë dakord me ministrin Beqaj. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se Kodi Penal për mjekët do merret nga shembujt më të mirë të Europës ndërsa mjekët e Shkodrës nuk janë dakord me procesin e përshpejtuar që ka ndërmarrë qeveria.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, I KTHJELLËT POR…
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË BARBULLUSH, ARRESTOHEN DY SHTETAS