Mjekët e Spitalit Amerikan 2 nuk lejojnë forcat e rendit të marrin Ervis Martinajn dhe ta çojnë në spitalin e burgut. Forcat e rendit janë paraqitur mbrëmjen e kësaj të marte pranë Spitalit Amerikan për të marrë Ervis Martinajn dhe për ta çuar në spitalin e burgut, sipas vendimit të gjykatës.

Mjekët e Spitalit Amerikan 2 u kanë thënë policëve se nuk e shohin të arsyeshme që pacienti i tyre të lëvize, e mes palëve ka pasur një debat. Në fund policia është tërhequr dhe Ervis Martinaj vijon të jetë i shtruar në ambientet e Spitalit Amerikan në kryeqytet. Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg 30 ditor për Martinajn.

Ervis Martinaj mbeti i plagosur mbremjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato.

Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua dy ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon.

Artikulli paraprakPROTESTUAN KUNDËR KRIMIT E MAFIAS, PROKURORIA SHKODER I VË NË HETIM
Artikulli tjetërU SHISNIN ANESTEZIK PËR KAFSHËT PËRDORUESVE TË DROGËS, ARRESTOHEN BASHKËSHORTËT