Përmes një letre, 8 mjekë të urgjencës të sëmundjeve të brendshme në QSUT deklarojnë largim nga puna për shkak të kushteve në të cilën ndodhet ky shërbim.
Mjekët që kanë firmosur peticionin i kërkojnë zgjidhje të problemit duke vënë në dijeni Presidentin Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu. Ata argumentojnë se arsyeja e largimit është se nuk respektohen kontratat mes mjekëve dhe punëdhënsëve, në këtë rast QSUT Ka fluks pacientësh dhe pavioni nuk ka hapësirë dhe kapacitetet për të përballuar këtë numër.
Bluzat e bardha thonë se në bazë të respektimit të kodit të punës, zgjidhin kontratën duke lajmëruar 30 ditë para. Menjëherë pas publikimit të letrës në media u mësua se zv/ ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli po mban një takim me mjekët që kanë firmosur dorëheqjen