Virusi BA.2 – një nënvariant i variantit të koronavirusit Omicron – jo vetëm që po përhapet më shpejt, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje më të rënda dhe duket i aftë të pengojë disa nga armët kryesore që kemi kundër Covid-19 , sugjeron një studim i ri.

Eksperimentet e reja laboratorike nga Japonia tregojnë se BA.2 mund të ketë karakteristika që e bëjnë atë të aftë për të shkaktuar sëmundje serioze, sa variantet më të vjetra të Covid-19, duke përfshirë Delta, shkruan CNN.

Dhe si Omicron, duket se i shpëton kryesisht imunitetit të krijuar nga vaksinat. Një injeksion përforcues rikthen mbrojtjen, duke e bërë sëmundjen pas infeksionit rreth 74% më pak të mundshme.

BA.2 është gjithashtu rezistent ndaj disa trajtimeve, duke përfshirë sotrovimab, antitrupin monoklonal që aktualisht po përdoret kundër Omicron.

Gjetjet u postuan të mërkurën si një studim paraprak në serverin bioRxiv, përpara rishikimit.

“Nga këndvështrimi i njeriut, mund të jetë një virus më i keq se BA.1 dhe mund të jetë në gjendje të transmetojë më mirë dhe të shkaktojë sëmundje më të keqe,” thotë Dr. Daniel Rhoads, shef i seksionit të mikrobiologjisë në Klinikën Cleveland në Ohio. Rhoads rishikoi studimin, por nuk u përfshi në kërkim.

BA.2 është shumë i ndryshuar në krahasim me virusin origjinal që shkakton Covid që u shfaq në Wuhan, Kinë. Ai gjithashtu ka dhjetëra ndryshime të gjeneve që janë të ndryshme nga lloji origjinal Omicron, duke e bërë atë të dallueshëm nga virusi më i fundit pandemik sa variantet Alpha, Beta, Gamma dhe Delta ishin nga njëri-tjetri.

Kei Sato, një studiues në Universitetin e Tokios që kreu studimin, argumenton se këto gjetje vërtetojnë se BA.2 nuk duhet të konsiderohet një lloj Omicron dhe se duhet të monitorohet më nga afër.

Artikulli paraprakSTUHIA GODET EUROPËN, BLLOKOHEN RRUGË DHE AEROPORTE NË DISA VENDE
Artikulli tjetërFACEBOOK NDRYSHON EMRIN PAS 15 VITESH