Mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë protestuar duke kërkuar ndryshimin e nenit 96 të kodit penal që çon në burg çdo mjek për gabimet që mund të bëjnë në punën e tyre.

Protesta do vijojë çdo ditë të enjte kur ka seancë plenare derisa parlamenti të rishqyrtojë ose anullojë nenin 96 të kodit penal. Personeli mjekësor i spitalit rajonal të Shkodrës ka zhvilluar një tjetër protestë duke kërkuar ndryshimin e nenit 96 të Kodit Penal që cilëson si vepër penale çdo pretendim për gabimet mjekësore. Ka edhe një ftesë për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë që të solidarizohen me këtë protestë. Një petecion me këtë kërkesë të mjekëve të Shkodrës për ndryshimin e nenit 96 të Kodit Penal do të shkojë në zyrën e Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Protestuesit me këtë rast përshëndetën lirimin e kardiologut Edi Smajlaj nga gjykata e Shkodrës pas arrestimit të tij.

Artikulli paraprak“EMIGRIMI NË KOHET MODRENE”, KONFERENCË NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHIFRA ALARMANTE, 46 TË PREKUR ME AIDS NË SHKODËR