BEQAJ: NGELËSIT NUK DO TË KENË MË VËNDIN E PUNËS.Mjekë, infermierë laborantë por edhe punonjës të tjerë të shëndetësisë do ti nënshtrohen përgjatë muajit shkurt testimit për shkallën e profesionalizimit. Ky testim që do të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë
do të nisë fillimisht nga infermierët e QSUT dhe me pas do të vazhdojë në poliklinika e spitale të rretheve. Kurse sa i përket mjekëve fillimisht do të nisë testimi në poliklinika, më pas në spitale rrethesh dhe në fund në QSUT.ministri i Shëndetësisë tha se nga një trajnim që po i bëhet mjekëve dhe infermierëve janë vënë re mangësira të theksuara. Sipas të dhënave janë 3720 mjekë dhe rreth 13 mijë infermierë e laborantë, që do t’i nënshtrohen testimit në të gjithë vendin. Sipas të dhënave paraprake, testimi do të jetë në dy faza, ku faza e parë ka të bëjë me dijet bazë dhe faza e dytë do të jetë me raste konkrete me pacientë.