Në qarkun Shkodër ditët e fundit janë shtuar rastet e personave të prekur nga gripi sezonal. Dhurata Hysa shefe e shërbimit të Epidemiologjisë në Shkodër ka theksuar se aktualisht jemi në kulmin e rasteve pozitive me grip.

Mjekja thekson se ky grip është më agresiv se vitet e tjera dhe se po prek në masë fëmijët dhe të moshuarit.Shefja e shërbimit të epidemiologjisë tregon masat që duhet të merren.

Ndërsa shifrat nga gripi sezonal janë në rritje, nga ana tjetër në qarkun Shkodër raportohet një rënie e numrit të personave të infektuar me virusin Covid-19.

 

Artikulli paraprakZVA SHKODËR HAP KONKURSIN “GJUHA JONË SA E MIRË”
Artikulli tjetërTARIFA E HAPËSIRËS, TREGTARËT: E PAPËRBALLUESHME