Në një kohë kur gripi është përhapur masivisht, qytetarët shkodranë duket se po ngatërrojnë simptomat me ato të COVID-19. Dhurata Hysa, shefe e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër kërkon që qytetarët të zhvillojnë testimet për të kuptuar nëse janë të prekur nga COVID-19 apo nga gripi sezonal.

Hysa tregon se numri I personave të prekur nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prej fillimit të vitit, gripi sezonal është përhapur masivisht në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Ndërkohë që mjekët apelojnë që personat e prekur të bëjnë testimet në mënyrë që të marrin asistencën e duhur mjekësore.

 

Artikulli paraprakEUROSTAT: TË ARDHURAT E DISPONUESHME TË FAMILJEVE SHQIPTARE JANË MË TË ULËTAT NË EUROPË
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT FESTON 110 VJETORIN: DO LUFTOJMË KRIMIN