Një mjeke onkologe te Spitali Amerikan, Esmeralda Sera, për gati 5 muaj kanë qënë nën lupën e prokurorisë së Tiranës, duke u verifikuar mbi procedurën e mjekimit të biznesmenit të njohur Donald Shena dhe mënyrën e marrjes së testamentit, veprim ky që është kryer në orët e fundit të jetës së tij.

Për vdekjen e Donald Shena në spital dhe mënyrën e lëshimit të testamentit që u firmosë vetem me gjyrmë gishti, prokuroria e Tiranës në 2018 ka hapur një dosje penale me nr.4327 ku për llogari të hetimit, ka pyetur dy herë edhe pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, i cili ka dhënë sqarime për këtë dosje.

Të njëjtën gjë, prokuroria ka bërë me mjeken onkologe Esmeralda Sera, e cila ka ndjekur mjekimin e biznesmenit të njohur Donald Shena, i cili për shkak të sëmundjes së rëndë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital në 25 Maj 2018.

Por objekti i hetimit të prokurorisë nuk ka qënë mjekimi i pakujdesshëm i pacientit Shena, por një testament pasuror që sipas prokurorisë mund të jetë marrë në mënyrë jo ligjore, duke u mbështetur nga dokumenta të dyshuar si jo të vërteta të lëshuara nga mjekia e Spitalit Amerikan, Esmeralda Sera.

Për veprimet e saj të dyshuar si të kundraligjshme, pasi ka lëshuar një vërtetim mjekesore të falsifikuar, në mënyrë që të bindte noteren Alma Burgaj se pacienti Shenaj ishte i vetëdijshëm, mjekia Esmeralda Sera, është marrë e pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave shëndetësore” dhe “Shpërdorim detyre”.

Aktualisht çështja kundër saj ndodhet në gjykatën e Tiranës, ku gjatë seancës paraprake mjekia e spitalit Amerikan, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe pritet që në ditët në vijim prokurori i çështjes Ervin Karanxha, të dalë me konkluzjonet përfundimtare duke kërkuar dënimin e mjekes së Spitalit Amerikan.

Stafi i Spitalit Amerikan sipas akuzës përfshihet në veprime kriminale duke falsifikuar dokumenta, që vlejnë për të bindur noteren Alma Burgaj, që shkoi me urgjencë në spital në orët e fundit të jetës së pacientit Donald Shena, për ti marë testamentin pasuror.

Një gjë e tillë ka ndodhur në 24 maj 2018, ku mjekë, avokatë të njohur, disa familjarë, noterja Alma Burgaj janë impenjuar më çka mundnin për ti marë testamentin pasuror biznesmenit të njohur Donald Shena.

Shena ka një pasuri miliona euro në Shqipëri ku zotëron rreth 7 kompani e më konkretisht “3 DS & AF Entertainment”, SARANDA INTERNATIONAL AIRPORT, “American Capital Group”, AMERICAN GLOBAL CAPITAL FUND-INVESTMENT WORLDWIDE, ALBAZON, AMERICAN UNIVERSITY IN ALBANIA dhe “VLORA INTERNATIONAL RESORT”

Për shkak të një sëmundje të rëndë në kokë Shena udhëtoi për tu mjekuar në një klinikë në Gjermani, por pa rezultat. Shena kishte mbërritur nga Gjermania në gjëndje kome dhe pa dy sytë e tij, pasi i kishte humbur gjatë një operacioni të ndërlikuar në Gjermani.

Duke mos qënë në gjëndje të shikojë dhe të firmosë, noteria Alma Burgaj, e thirur me urgjencë nga një avokat i njohur në Tiranë, ishte përgatitur që testamentin pasuror t’ia marë biznesmenit Shena nëpërmjet gjurmëve të gishtit, dhe për të kryer këtë veprim ajo kishte marrë një tampon me vete.

Por i ndjeri ka qënë në prag të vdekjes dhe fakti që nuk ka pasur sytë, hetimi i prokurorisë është përqëndruar në lidhje me vërtetësinë dhe shprehjen e vullnetit të të ndjerit, në aktet e hartuara nga spitali Amerikan dhe noterja Alma Burgaj, me qëllim evidentimin e përgjegjësisë penale për personat konkretë.

Gjatë hetimit ka rezultuar se mjekia që e ndiqte gjëndjen shëndetësore të biznesmenit, ka firmosur një dokument shëndetësor që vërtetonte se i ndjeri ishte koshient, në një kohë që ai ka qënë në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore.

Ky dokument, pa logo institucioni, pa vulë dhe pa numër protokolli, është përpiluar dhe firmosur prej saj me shumë urgjencë, ndërkohë mjekia Sera u ka kërkuar të firmosnin dhe dy mjekë të tjerë që nuk ishin të ngarkuar për të mbikqyrur gjëndjen shëndetësore të biznesmenit Shena

. Dy mjekët që kanë firmosur përkrah Esmeralda Sera janë kirurgu ORL A. P. dhe anestezisti reanimator G. H.. Pikërisht ky raport i lëshuar në mënyrë ndoshta të paligjshme nga mjekia e spitalit Amerikan ka hapur rrugën për vijimin e marjes së testamentit pasuror të Donald Shena, i cili rezulton të ketë aprovuar me gjurmë gishti në çdo faqe.

Në këtë testament Shena përfshinte si trashëgimtarë të superpasurisë së tij, gruan e dytë dhe fëmijët e martesës së dytë, duke lënë jashtë trashëgimisë pasurore fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë. Prokuroria thotë se raporti mjekësor duhet të ishte firmosur nga tre mjekë të cilët duhet ta kenë ndjekur pacientin ose kanë dijeni paraprake për gjëndjen e të sëmurit.

Lidhur me këtë situarë mjekia e spitalit Amerikan, ka deklaruar në prokurori se nuk ka patur dijeni që raporti i lëshuar nga ana e saj në datën 24 maj 2018 do të përdorej për të lëshuar testamentin e pacientit.

Por ky argument nuk e ka shpëtuar mjeken e spitalit Amerikan nga përgjegjësia penale, duke u akuzuar për “Falsifikimit të dokumentave shëndetësore” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë të ndodhur para faktit se testamenti i marë në ambjentet e Spitalit Amerikan ishte lëshuar nga Shena mbi një vërtetim të falsifikuar mbi gjëndjen e shëndetësore të biznesmenit, vajza e përjashtuar nga testamenti, Aledia Shena, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë duke kërkuar pavleshmërinë absolute të testamentit të lëshuar dhe firmosur me gisht nga Shena në 24 maj 2018.

Në 21 janar 2019 gjyqtarja e Tiranës Mimoza Kajo, ka vendosur të pranojë kërkesën duke nxjerë të pavleshëm testamentin.

Artikulli paraprakGJYKATA E HAGËS KUNDËR EKSTRADIMIT TË ARBEN FRROKUT: DËNIMI NË SHQIPËRI ME MOTIVE POLITIKE
Artikulli tjetërSKENAR DESTABILITETI NË PROTESTË ? REAGON PD: RAMA PO PËRDOR POLITIKISHT POLICINË