Vazhdon të mbetet në rritje numri i personave të prekur nga sëmundja e diabetit Tip2, jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë. Ky lloj diabeti ka krijohet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik tek pacienti. Mjekja specialiste pranë Poliklinikës Shkodër, Lindita Mlloja tregon se shifrat janë rritur në 10 vitet e fundit.
Mjekja Mlloja tregon disa nga faktorët që shkaktojnë diabetin Tip 2 tek pacientët që lidhet me mungesën e aktivitetit fizik.
Krahasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë, mjekja e diabetit Lindita Mlloja tregon se shifrat janë shqetësuese dhe se numri i personave të prekur nga sëmundja e diabetit vazhdon të ketë rritje.
MJEKJA MLLOJA: RRITET NUMRI I PACIENTËVE ME DIABET TIP 2