Kjo është Sibe Kurtaj banuese në fshatin e ri të njësisë administrative Postribë. Falë kryerjes së kontrollit shëndetësor bazë check up 62 vjeçarja ka zbuluar problemet që kishte me kolesterolin duke arritur ta trajtojë në kohë.

Sokol Zhabjaku drejtor i qendrës shëndetësore Mes shprehet se falë kryerjes së analizave të Check up-it është arritur që shumë banorë të kapin në kohë sëmundje të ndryshme si diabeti apo problemet me tensionin.

Dy muajt e fundit interesi i qytetarëve për të kryer Check Up-in ka qënë i lartë thekson doktori.

Kontrolli shëndetësor bazë Check Up është për të gjithë qytetarët e grupmoshës 40-65 vjeç, i cili kryhet pa pagesë që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe zbulimin e hershëm në mënyrë që të kryhet mjekimi në kohe.

 

Artikulli paraprakPD DENONCON KRYEBASHKIAKUN E VAUT TË DEJËS
Artikulli tjetërSHËNDETI MENDOR PREK 12 VJEÇARË QË KONSUMOJNË DROGË