Mjeku i njohur Petrit Vargu, është kandidati i radhës për deputet i LSI për qarkun e Tiranës të cilit i takon mandati pas dorëheqjes së grupit parlamentar të kësaj force.

Në një status në “Facebook”, doktor Vargu thotë se shumë njerëz e kanë pyetur nëse do shkojë në parlament duke dhënë edhe opinionet e tyre. Por ai deklaron se ka vendosur të refuzojë hyrjen në këtë lloj parlamenti.

“Të nderuar miq! Shumë njerëz më pyesin nëse do të shkoj në parlament apo jo? Natyrisht me ‘pro’ dhe ‘kundër’ sipas bindjeve politike që kanë. Vendimi im i lirë është të jem gjithmonë miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time në këtë lloj parlamenti. Ju respektoj të gjithëve”, shkruan mjeku i njohur në “Facebook”.

Vargu është një nga zërat kritikë të qeverisë sa i përket sistemit të shëndetësisë dhe gjithmonë ka treguar problematikat me të cilat përballen mjekët.

Petrit Vargu

Artikulli paraprakPROTESTË DHE KUVEND, OPOZITA PËR HERË TË SHTATË NË SHESH KUNDËR QEVERISË
Artikulli tjetërVDIQ NJË VIT MË PARË, FAMILJA E AVICIIT FONDACION ME EMRIN E TIJ