Ndryshimi i temperaturave dhe ardhja e vjeshtës ka sjellë virozat e stinës edhe në qytetin e Shkodrës. Rastet në poliklinikën e specialiteteve në Shkodër janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Ata që preken më shumë thotë mjeku Egir Lezha natyrisht që janë fëmijët e vegjël dhe mosha e tretë.
Mjeku Lezha thotë se numri i atyre që preken nga virozat dhe që vijnë për tu diagnostikuar brenda një dite shkon deri në 20 vetëm në poliklinikë pa llogaritur edhe ata që i drejtohen spitalit rajonal të Shkodrës apo qendrave shëndetësore.Në këtë rast këshillat e mjekut janë evidentimi i mjediseve të hapura dhe të mos ketë neglizhime. Edhe kjo javë pritet që të shoqërohet me temperature relativisht të larta çka shton numrin e të prekurva nga virozat ndërsa më pas do të ketë sërish ulje të temperaturave që po ashtu ndikon në problemet shëndetësore.