Mjeku psikiatër Gjon Preçi lirohet nga gjykata e Shkodrës. Pas ndalimit të tij nga ana e policisë së Shkodrës mjeku i njohur një ditë më parë doli para gjykatës së shkallës së parë në Shkodër. Gjatë seancës mjeku psikiatër rrëfeu me detaje ngjarjen e ndodhur me pacientët nga Kukësi. Kjo seancë u zhvillua me dyer të mbyllura.
Pas tërheqjes për vendim në bazë të fakteve të paraqitura gjykata e Shkodrës vendosi që të lehtësojë masën e sigurisë në “detyrim me paraqitje”. Kështu mjeku Gjon Preçi është shpallur në një farë mënyre i pafajshëm për incidentin me pacientët nga Kukësi. Për psikiatrin Preçi rëndonin dy akuza “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në fakt asnjëra prej këtyre dy akuzave nuk është vërtetuar gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë. Nga sa mësohet prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për psikiatrin Preçi por gjykata ka hedhur poshtë këto akuza pasi nuk janë arritur që të vërtetohen.
GJYKATA VENDOS “DETYRIM ME PARAQITJE” PËR MJEKUN PREÇI. Kështu mjeku në fjalë ka fituar lirinë duke lënë dhomat e paraburgimit në komisariatin e Shkodrës pas pothuajse 3 ditëve. Të enjten e kësaj jave psikiatri Gjon Preçi pati një incident me disa pacientë nga Kukësi gjë e cila solli edhe ndalimin e tij nga policia. Paraditen e së enjtes gjithçka nisi për një fletë kempi të cilën e ka kërkuar një prej pacientëve nga Kukësi. Aty ka nisur edhe një debat mes pacientëve dhe mjekut psikiatër duke bërë që palët të konfrontohen fizikisht. Mjeku është goditur nga pacientët e tij sepse kërkonin medoemos dhënien e fletës së kempit. Pas daljes para gjykatës së faktit psikiatri Gjon Preçi fitoi lirinë teksa u dha masa e sigurisë “detyrim me paraqitje”.