Forcat e policisë, FNSH por edhe RENEA nuk ka marrë asnjë informacion nga shërbimet komunitare të psikiatrisë gjatë aksionit për ekzekutimin e 52-vjeçarit Ruzhdi Aishta. Edhe pse kishte probleme me shëndetin mendor, shefi i qendrës së psikiatrisë Gjon Preçi konfirmon se policia nuk e ka marrë këtë informacion.
Po ashtu edhe ish-shefi i FNSH Hivzi Bushati shprehet se një prej gjërave të para që duhej të kishin bërë efektivët është marrja e informacionit pranë qendrës së psikiatrisë.Nga ana tjetër edhe spitali psikiatrik i Shkodrës ku Ruzhdi Aishta është mjekuar disa herë konfirmon se policia por edhe forcat e tjera si FNSH apo RENEA nuk kanë marrë asnjë informacion për Ruzhdi Aishtën, mbi sëmundjen e tij dhe se çfarë sjellë kjo sëmundje.